Delegacioni i ShBA-së mbërrin në Kosovë, nis takimi me Hotin
21 shtator 2020
| 19:02
Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbërritur në Kosovë para pak minutash, ndërsa tashmë gjendet në Qeverinë e Kosovës, ku është pritur nga kryeministri Avdullah Hoti.
Pjesë e delegacionit të udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA, Adam Boehler, është edhe emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Siç ka njoftuar dje Zyra e kryeministrit, kjo vizitë bëhet në kuadër të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.