Delegacioni i SIGA-s vizitoi stadiumin “Fadil Vokrri”
05 shtator 2018
| 16:44
Pas takimit në Komitetin Olimpik të Kosovës, delegacioni i SIGA-s i shoqëruar nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, vizituan stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Delegacioni i UEFA-s u njoftua me procesin e rinovimit të stadiumit, i cili tek javën e kaluar mori licencën e UEFA-s për kategorinë e katërt, derisa iu uruan djelmoshave të përfaqësues suksese në dy ndeshjet e radhës.