Delegacioni i ushtrisë shqiptare viziton komandën e forcave tokësore të FSK-së
Një delegacion i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i kryesuar nga gjeneralmajor Ilir Xhebexhia, e ka vizituar Komandën e Forcave Tokësore (KFT) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Delegacioni shqiptar është pritur nga Hysen Dreshaj, komandant i KFT-së së FSK-së.
Gjatë këtij takimi, Dreshaj e ka njoftuar Xhebexhian me të arriturat dhe sfidat e KFT-së, ngritjen e kapaciteteve luftarake.
“Me këtë raste të dy gjeneralët me shtabet e tyre diskutuan për mundësit e bashkëpunimit në mes të dy forcave me fokus trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta”.
“Gjeneralët shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, në ngritjen e kapaciteteve dhe kontributin e tyre në të mirë të të dyja vendeve dhe interesit të përgjithshëm në të mirë të paqes në rajon dhe më gjerë”, ka njoftuar FSK-ja.