Delegacioni i Kosovës gati për takimin me palën serbe
26 shkurt 2018
| 13:17
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takohen sot në Bruksel në kuadër të dialogut teknik.
Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Ani Arifi, në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar një fotografi në të cilën shihet delegacioni i Kosovës i cili do të marrë pjesë në takimin me palën serbe.
“Në përgatitje të takimit të parë trilateral”, ka shkruar Arifi.