Delegacioni i Kosovës udhëton për në Bruksel
14 janar 2018
| 23:23
Delegacioni i Kosovës i përbërë nga shefi që përfaqëson Qeverinë në dialog, Avni Arifi, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, Blerand Stavileci dhe dy këshilltarë të tjerë të Avni Arifit emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur nisen sot (e hënë) për në Bruksel.
Takimet do të mbahen nga ora 16:00 deri më 18 janar.
Në këtë takim do të merren rekomandimet nga Bashkimi Evropian për marrëveshjet e arritura, kurse palët e përfshira do flasin për zbatimin e tyre.