Delegacioni i Kuvendit pritet në Vjenë nga kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetët e pozitës dhe opozitës, është pritur të premten në Vjenë nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Austrisë, Anderas Schieder.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror, ndërsa është vlerësuar përparimi i Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë që nga fundi i këtij viti të udhëtojnë pa viza në Evropë.
Edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga pozita dhe opozita, ishin të njëzëshëm sa i përket përmbushjes së kushteve për heqjen e vizave dhe kërkuan mbështetjen e Austrisë, sidomos tani që nga 1 korriku ajo merr udhëheqjen e Këshillit Evropian.
Ndërsa kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme nga Parlamenti i Austrisë, Anderas Schieder, është zotuar për ofrimin e përkrahjes meritore të institucioneve të shtetit austriak dhe të atyre të BE-së për ta ndihmuar Kosovën në rrugëtimin euroatlantik.
/Epoka e re/