Delegacioni nga Landi i Bavarisë njoftohet me punën e Kuvendit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka pritur në Kuvendin e Kosovës një delegacion nga Landi i Bavarisë.
Zemaj ka thënë se me përfaqësuesit e Landit bavarez kanë biseduar për zhvillimin parlamentar të Kosovës, historikun e Kuvendit dhe temat me aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.
“Ishte kënaqësi të presim në Kuvendin e Kosovës delegacionin nga Landi i Bavarisë i kryesuar nga Dr. Günther Beckstein dhe në shoqërim të dy miqve të mijë Christian Hoferer, kryetar i Bordit ekzekutiv të Unionit Pan-Europian në Gjermani dhe kryetarja e LDK-së për Bavari znj. Saranda Musliu. Bashkëbiseduam për zhvillim parlamentar të Kosovës, historikun e Kuvendit, nga vitet 90-ta dhe temat me aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Të gjitha këto personalitete mbi 30 përfaqësues të CSU-së njerëz të dalluar të biznesit, të kulturës bavareze dhe të besimit të krishterë janë ura të forta të miqësisë në mes të dy popujve tanë”, ka shkruar Zemaj në “Facebook”.