Delegacioni nga Shqipëria vizitoi Postën e Kosovës

27 tetor 2021 | 13:52

Administratori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati dhe Ambasadori Qemal Minxhozi, kanë vizituar sot Postën e Kosovës.

“Sot patëm nderin dhe kënaqësinë e veçantë ta mirëpresim në Postën e Kosovës, Administratorin e ri të Postës Shqiptare, z. Ervin Bushati me Drejtorin e Kabinetit të tij, z. Dritan Çaka, të shoqëruar edhe me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij z. Qemal Minxhozi. Drejtuesit e Postës nga Shqipëria i mirëpritën Kryesuesja e BPD-ve, znj. Safije Beseni dhe U.D. Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, znj. Fakete Kadiu me bashkëpunëtorët e tyre”, thuhet në komunikatën e Postës së Kosovës.

U.d. Kryeshefja Kadiu i uroi përzemërsisht zgjedhjen e Bushati në krye të Postës Shqiptare, ndërsa i shprehi mirënjohje të thellë Postës Shqiptare për bashkëpunimin e gjerë tanishëm, ndërsa Administratori Bushati shprehi falënderime duke u ndjerë sikur në shtëpinë e tij.

“Po ashtu edhe Ambasadori Minxhozi u ndje i lumtur me këtë bashkëpunim të ndërsjellë, ndërsa premtoi mbështetje të vazhdueshme. Në këtë takim zyrtar në një atmosferë shumë të ngrohtë vëllazërore, udhëheqësit e dy administratave postare të shteteve tona të Kosovës dhe Shqipërisë, diskutuan hapur çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e bashkëpunimit disavjeçar në mes të tyre”, është thënë në komunikatë.

“Po ashtu, të dy palët u zotuan ta thellojnë bashkëpunimin e mëtejshëm të dy postave, që të mbështesin njëra-tjetrën në zhvillimin e projekteve të përbashkëta për t’u bërë lidere të Rajonit, me qëllim për të sjell shërbime sa më cilësore në interesin e qytetarëve të shteteve tona”.

“Posta e Kosovës ka bashkëpunim shumë të ngushtë me Postën Shqiptare për dekada me radhë, këto raporte e kanë ndihmuar dukshëm ndërmarrjen tonë, sidomos në këtë periudhë që ende Posta e Kosovës nuk është e anëtarësuar në UPU për shkaqe politike”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është një nga pretendentët…