Delegatët e 2 korrikut artikuluan me guxim dhe maturi vullnetin e qytetarëve
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka kujtuar 28-vjetorin e Shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut 1990.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Sot u bënë 28 vjet nga shpallja e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, e cila ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit tonë për shtetësinë e Kosovës. Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pas shumë zhvillimeve historike, Kosova më në fund realizoi projekte të mëdha politike: çlirimin, tranzicionin dhe pavarësinë”, ka shkruar presidenti Thaçi.
/Epoka e re/