Delegatët e PDK-së fillojnë të mblidhen në Konventën e partisë

03 korrik 2021 | 09:53

Kanë filluar të mblidhen delegatët e Partisë demokratike të Kosovës në Konventën e Jashtëzakonshme për të zgjedhur kryetarin e partisë.

Në konventën e dhjetë, rreth 794 delegatë të PDK-së nga e gjithë Kosova do të vendosin se kush do të udhëheq partinë në dy vitet e ardhshme.

Deri më tani është vetëm një kandidaturë zyrtare për kryetar, ajo e Memli Krasniqit, derisa nuk dihet nëse do të aprovohet ndonjë kandidaturë tjetër.

Ndërsa, ish-ushtruesi i deritanishëm i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ditë më parë bëri te ditur se nuk do t’ia mësyjë garës për të parin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës është parti politike e formuar pas…