Delegimi i Cakajt, reagon presidenti Meta
23 janar 2019
| 13:55
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas delegimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Ai ka deklaruar se presidenti nuk komenton aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo ministrive.
“Unë si president i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Meta.
/Epoka e re/