Delet pushtojnë kryeqytetin e vendit evropian
22 tetor 2019
| 10:58
Rrugët e Madridit u pushtuan nga një numër i stërmadh delesh për Festën e Trashumançias. Shoferët u detyruan ta lirojnë rrugën e të bëjnë vend për mbi 1 800 dele merinos dhe 100 dhi që kaluan në rrugët e qytetit.
Kjo është një traditë bujqësore që vazhdon prej qindra vjetësh, kur barinjtë i kthenin delet nga kullotat verore dhe i mbyllnin nëpër stalla para se të vinte dimri.
Festivalet e mëparshme kanë pasur me dhjetëra mijëra kokë dele, shumë më tepër se tani.