Delevingne, Bieberit: Pse nuk po e heq bllokun që ma vure në ‘Instagram’?
24 shkurt 2020
| 11:44
Këngëtari i njohur Justin Bieber ka treguar se cilat nga shoqet e ngushta të gruas së vet, Hailey, i ka më shumë qejf.
Ai këtë e bëri me dije në një lojë në emisionin “The Late Late Show with James Corden”.
Bieber ato i radhiti nga e preferuara deri tek më pak e preferuara, Kendall Jenner ishte e para në listë si më e pëlqyera, më pas vinte Gigi Hadid dhe e treta si më pak e preferuara listohet Cara Delevingne.
“Nëse nuk ke asgjë kundër meje, atëherë pse nuk më zhbllokon? Të dua Hailey Bieber”, ka shkruar Delevingne në “Instagram”.