Delijaj në finale të turneut ndërkombëtar “Bocskai Istvan”
08 shkurt 2019
| 23:06
Boksieri Ardit Delijaj është kualifikuar në finale të turneut memorial ndërkombëtar “Bocskai Istvan”, që po mbahet në Debrecen të Hungarisë.
Delijaj shënoi dy fitore të premten dhe sot, në kategorinë deri në 81 kilogramë.
Në çerekfinale mundi spanjollin, Alejandro Camacho Fernandez, ndërsa sot në gjysmëfinale triumfoi ndaj lituanezit, Paulius Zujevas. Arditi nesër (e shtunë) takohet në finale me norvegjezin, Artjom Kasparian.
Boksieri tjetër, Shpëtim Bajoku, u mposhtë në luftën e parë (çerekfinale), të kategorisë deri në 64 kilogramë.
Turneu është në kalendarin e garave të Unionit Evropian të Boksit, ndërsa po marrin pjesë 30 shtete të botës. Ndarjen e drejtësisë në këtë turne po e kryen me sukses edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.