Dëliri i pushtetit çon në çmenduri!
Nga Hisen Berisha
Nisma e fundit me Tetovën, për nxitjen e nacionalizmit majtist, i cili historikisht ka qenë burim i diktaturave, që degradojnë njeriun në komunist e trushplarë, tregon se ky Kryeministër aq sa është i rrezikshëm është edhe i pa dinjitet gjegjësisht hipokrit.
Populli shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë popull shtetformues dhe nxitja e nacionalizmit përçarës është në dëm të së ardhmes së tyre. Në Mal të zi po ashtu!
Ndërsa sikur vërtetë preokupimi i tij të ishte i sinqertë, atëherë vizitën dhe përkrahjen e tillë organizative do ta bënte në komunat e Kosovës Lindore, ku shqiptarët po bëhen inekzistent përmes çregjistrimit nga librat amzë, mohimit dhe deadresimit nga vendbanimet. E të mos flasim për shqiptarët që jetojnë më në brendi të Serbisë si p.sh. në Beograd, Novi Sad, e gjetiu, ku s’kanë asnjë mbrojtje dhe as adresë kosovare oficiele përkujdesi.
Po ashtu një vizitë, qoftë edhe me nxitje të nacionalizmit si përkatësi etnike, do të ishte e nevojshme në trevën e Sanxhakut, ku iu është mohuar identiteti nacional, arsimor e kulturor, e janë tjetërsuar nga qenia shqiptarë autokton, duke i transformuar në “komb mysliman!”.
Kulmi i këtij angazhimi qesharak tëkKryeministrit “gjithëkombëtar-internacional-socialist”, është involvimi në fushatën elektorale të Zvicrës dhe përkrahja e socialdemokratëve zviceran, përkatësisht mbështetja për shokun Cédric si një mik i mirë i tij, partitë e të cilëve i përkasin të njëjtës familje ideologjike “Internacionales Socialiste”, ku gravitojnë bashkë me Partinë Socialiste të Sllobodan Millisheviçit e tjera parti simotra ideologjike”.
Dëliri i pushtetit, historikisht është dëshmuar se i mbanë në pushtet neodiktatorët e tillë deri në çmenduri, apo deri te fundi i tyre si viktima të vet mekanizmave ideologjik që i kanë prodhuar këto lloj kafshësh politike, që janë përdorur edhe më përpara për “kavie” eksperimentale në politikë. Fatkeqësisht ai që po pëson është populli dhe Kosova.