Deliu: Burgimi i përjetshëm, mesazh i fuqishëm për të gjithë ata që guxojnë të ngrehin duart mbi to

30 korrik 2024 | 10:41

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu ka përshëndet vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt që ka rikonfirmuar dënimin e përjetshëm për vrasësin e Marigona Osmanit.

“Gjykata Themelore e Ferizajt ka rikonfirmuar sot dënimin e përjetshëm për vrasësin e Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh i fuqishëm për të gjithë ata që guxojnë të ngrehin duart mbi to. Marigonë, kujtimi yt do të frymëzojë luftën e vajzave dhe grave kosovare për drejtësi”, ka shkruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu në reagimin e saj.

Të hënën Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur sërish fajtorë Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.

Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës “vrasje e rëndë”, sikurse në aktgjykimin e parë, të shqiptuar në gusht të vitit të kaluar.

Marigona Osmani ka qenë 18-vjeçare kur është vrarë, më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa.

Reagimi i plotë:

Burgimi i përjetshëm duhet të jetë dënimi i vetëm për ata që vrasin vajzat dhe gratë në Kosovë. Gjykata Themelore e Ferizajt ka rikonfirmuar sot dënimin e përjetshëm për vrasësin e Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh i fuqishëm për të gjithë ata që guxojnë të ngrehin duart mbi to. Marigonë, kujtimi yt do të frymëzojë luftën e vajzave dhe grave kosovare për drejtësi.

Prehu në paqe, engjëll!🕊️

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në detyrën e tij në Prishtinë, shefi i zyrës së…