Deliu e ‘përgëzon’ Kurtin për marrëveshjen e fundit me Serbinë

28 gusht 2022 | 17:43

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu e ka “përgëzuar” kryeministrin Albin Kurti për fleksibilitetin e treguar karshi rikonfirmimit të marrëveshjeve të dakorduara mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Deliu ka thënë se të njëjtat marrëveshje, Kurti i kishte shndërruar në kauzë për pushtet duke mos kursyer mjet e metodë sulmi ndaj institucioneve shtetërore të mëparshme.

Ajo ka thënë se kjo tregon shumë se ku qëndron lojaliteti kompromisës i tij.

“Kryeministri Kurti po tregohet jashtëzakonisht fleksibil në rikonfirmimin e marrëveshjeve të dakorduara mes Kosovës e Serbisë gjatë qeverisjeve të kaluara, të cilat i kishte shndërruar në kauzë për pushtet pa zgjedh mjet e metodë sulmi ndaj institucioneve shtetërore”, ka shkruar Deliu.

“Por, vazhdon të mbetet i ngurt ndaj çdo propozimi argumentues nga opozita për tejkalimin e krizave të brendshme ekonomike e sociale. Kjo tregon shumë se ku qëndron lojaliteti kompromisës i tij!”, ka shtuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia mirëpret marrëveshjen e re sa i përket kalimit kufitar…