Deliu i kundërpërgjigjet Bislimit që tha se ‘Qeveria Kurti është Qeveria më pro UÇK’
02 qershor 2021
| 12:47
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili sot në Kuvend tha se ‘Qeveria Kurti është Qeveria më pro UÇK’.
Deliu ka theksuar se kjo mund të jetë e vërtet vetëm nëse është shkarkuar nga pozita e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.
“Zv. kryeministri Besnik Bislimi e tha sot në Kuvend se ‘Qeveria Kurti është Qeveria më pro UÇK. Kjo mundet me qenë e vërtetë vetëm nëse e keni shkarkuar zëvendësen e Kurtit, Donikën?”, ka shkruar Deliu në llogarinë e vet “Facebook”.