Deliu i reagon Haxhiut: S’ka më manipuluese se ajo, dështimet varg e Kushtetutën e kanë bërë tepih
02 korrik 2024
| 23:09
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ndaj ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, derisa ajo ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se s’ka më kontradiktore e manipuluese se Haxhiu.
Ajo ka shtuar se i kanë dështimet varg e Kushtetutën e kanë bërë tepih dhe dalin e ankohen edhe pas katër vitesh.
Postimi i saj i plotë:
Moti dikush ma kontradiktore, e thatë edhe manipuluese nuk ka qenë në media, sesa Albulena Haxhiu. Dështimet varg. Kushtetutën e kanë bo tepih. Edhe pas katër vitesh ju del rend me u anku e arsyetu. Të padijshëm!