Deliu i reagon Kurtit: S’i ka fajet Kushtetuesja, por ministrat, zëvendësministrat, deputetët dhe këshilltarët e tu të shumtë
13 nëntor 2024
| 13:18
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas sulmeve të tij ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Deliu ka thënë se fajet nuk i ka Kushtetuesja, por qeveria që krijon ligje që shkelin aktin më të lartë juridik të shtetit.
“Kryeministër, fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese. Fajet i kanë ministrat, zëvendësministrat, deputetët dhe këshilltarët e tu të shumtë, që po krijojnë ligje të cilat e shkelin me të dy këmbët aktin më të lartë juridik të shtetit tonë. Lëre rehat Gjykatën Kushtetuese dhe secilin institucion tjetër i cili po mundohet të ruaj shtetin nga keqqeverisja juaj!”, ka shkruar Deliu në “Facebook”.