Deliu-Kodra, Bislimit: I keni shkaktuar dëme të mëdha Kosovës
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka akuzuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi se i kanë shkaktuar dëme të mëdha Kosovës me qasjen e qeverisë në dialog.
“Konsideroj se i keni shkaktuar dëme Kosovës. Keni shkaktuar situatë, ku s’kemi funksion të institucioneve në veri të vendit. Kemi zero funksionim. Përtej faktit se kemi bërë të mundur funksionimin e pikave kufitare në Jarinje e Bërnjak, kemi zero funksionim tash në atë pjesë. Gjithë këtë e keni bërë brenda një viti, me veprimet tuaja të pamatura. Nuk është dëm i vogël. Kemi dhënë mbështetjen si opozitë për të shtrirë sovranitetin në veri, por duhet të flasim hapur, veriu nuk është i njëjti si para tri viteve. Nuk ka funksionim të institucioneve”, ka thënë Deliu-Kodra gjatë raportimit të Bislimit në Komisionin për Integrimeve Evropian, Zhvillim dhe Dialog.