Deliu-Kodra e paditi për shpifje, reagon Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas padisë që deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ia ka bërë për shpifje.
Haxhiu ka thënë se për deklaratën që ka dhënë në medie do të ofrojë fakte.
“Për çfarë më paska paditur deputetja Blerta Deliu Kodra? Për të vërtetën? Shumë mirë. Ne do ta bëjmë publik raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme. Para disa javëve, për këtë e kam njoftuar me shkrim kryetarin e Komisionit për Legjislacion dhe po ashtu kam folur publikisht. Në fakt veprimi i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm”, ka Haxhiu në “Facebook”.