Deliu-Kodra falënderon ambasadoren kroate për mbështetjen e dhënë për Kosovën
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.
Me këtë rast, kryetarja Deliu-Kodra e ka falënderuar diplomaten kroate për bashkëpunimin dhe mbështetjen e shtetit kroat për Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe në fushat e tjera.
Ajo e ka njoftuar ambasadoren Kapitanoviq për hapat që vendi ynë ndërmarrë në procesin e integrimit evropian si dhe për sfidat me të cilat përballet aktualisht.
Deliu-Kodra i ka uruar ambasadores Kapitanoviq suksese në detyrat e saj të reja, pas përfundimit të misionit në Kosovë, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.
Kurse, ambasadorja Kapitanoviq e ka falënderuar kryetaren Deliu-Kodra për bashkëpunimin gjatë kohës sa ajo ishte në krye të misionit diplomatik të Kroacisë në Prishtinë.
/Epoka e re/