Deliu-Kodra: Ilaz Kodra ishte sinonim i shpirtit liridashës
02 maj 2024
| 11:27
Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ilaz Kodra, ka rënë në altarin e lirisë më 30 prill 1999-të bashkë edhe me 315 dëshmorë dhe martirë të tjerë nga Drenica.
Në nderim të tyre, sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne.
Për figurën e heroit ka folur edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blera Deliu-Kodra.
Ajo ka thënë se Ilaz Kodra, ishte sinonim i shpirtit liridashës.
“Nuk ka më të vlefshme sesa jeta, e nuk ka më të çmueshme se liria. Prandaj për liri do ta jap edhe jetën”, ka cituar ajo heroin Ilaz Kodra.
Komandanti Ilaz Kodra, ishte një nga luftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai ishte edhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të komandantit legjendar Adem Jashari.