Deliu-Kodra kërkon të krijohet një linjë e veçantë e raportimit për viktimat e dhunës seksuale
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, para deputetëve në Kuvend ka folur për rastet e dhunës seksuale në vend.
Ajo është shprehur se duhet krijimi urgjent i një linje të veçantë e raportimit për viktimat e dhunës seksuale.
“Ministria e Punëve të Brendshme duhet urgjentisht të krijojë një linjë të veçantë të raportimit të viktimave të dhunës seksuale si dhe të shtohen psikologët në strehimore”, ka thënë Deliu-Kodra.
Më tutje, ajo ka thënë se duhet angazhim i përgjithshëm për parandalimin e këtyre veprimeve.
“Duhet të angazhohemi secili për të parandaluar këto veprime të neveritshme dhe të mbështesim viktimat e dhunës seksuale. Duhet të sigurojmë që rastet e ngacmimeve seksuale të iu përgjigjemi shpejtë dhe ashpër, të jemi të ashpër ndaj sulmuesve në mënyrë që të sigurojmë që viktimat të mbrohen. Vetëm kështu do të dërgojmë mesazh të qartë tek të gjithë dhunuesit se shteti, institucionet, shoqëria ka vullnet e gatishmëri t’i mbrojë vajzat dhe gratë me forcën e palëkundur të ligjit”, ka thënë deputetja e PDK-së.