Deliu-Kodra: Koalicioni solli krizën qeveritare
18 mars 2020
| 15:06
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se me shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të MPBAP-së, koalicioni LV-LDK ka sjell krizën e radhës qeveritare
“Në një gjendje të jashtëzakonshme, kur qytetarët kanë nevojë më shumë se rrallë herë që institucionet të vihen në ballë të kësaj situate pandemike, koalicioni sjell krizën e radhës qeveritare. Beteja e brendshme politike nuk është dashur ta dominojnë nevojën e një stabiliteti institucional në këtë kohë të vështirë. Një Qeveri që nuk mund ta menxhojë kabinetin e vet, si pritet të drejtojë vendin në këtë sfidë të rëndë të pandemisë”, ka shkruar Deliu-Kodra në llogarinë e vet në “Facebook”.