
Deliu-Kodra kritikon qeverinë për përvjetor të zbehtë të Pavarësisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu po e cilëson degradim të punës të mazhorancës parlamentare, meqë sot për shkak të mungesës së kuorumit, dështoi mbledhja e kryesisë.
“E patë se sot nuk kishte kuorum për mbledhje po e shohim që ka një degradim të punës, janë disa pika që presin të shqyrtohen e ne kemi zvarritje në punën e institucionit “.
Deliu-Kodra, përmendi edhe sanksionet që i janë Kosovën duke thënë se aleatët ndërkombëtar duhet të ruhen.
“Ne kemi shënuar javën e kaluar përvjetorin e pavarësisë nuk ka pasur asnjëherë përvjetor më të zbehtë, edhe sanksionet qe i ka Kosova tash e sa kohë do ishte më e udhës të hiqen “.
“Po e them partneriteti duhet të forcohet, aleatët të ruhen edhe në BE, edhe për njohje të reja “.
Tutje ajo bëri të ditur se PDK-ja javën e ardhshme do ta shqyrtojë në kuvend, migrimin e qytetarëve të Kosovës.
“Do të shohim nëse qeveria do jetë prezente “, tha ajo.