Deliu-Kodra: Mospranimi në Interpol nuk është humbje vetëm e Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se mospranimi i Kosovës në Interpol nuk është humbje vetëm e shtetit tonë, por edhe e aleatëve strategjik të Kosovës.
Në debatin për diplomacinë e jashtme që është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ajo ka thënë se diplomacia e Kosovës duhet të fuqizohet te shtetet që e kanë njohur vendin tonë dhe të cilat kanë votuar kundër në Interpol.
Deliu-Kodra ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duhet të vijë në Kuvend dhe t’u përgjigjet shqetësimeve që kanë deputetët për politikën e jashtme.
Ajo ka bërë thirrje për politikë më proaktive që përfaqëson më qartë shtetin e Kosovës.
Deputetja Deliu-Kodra po ashtu ka bërë thirrje për një unitet në politikën e jashtme.
/Epoka e re/