Deliu-Kodra ngushëllon familjen Veseli: Lamtumirë nëna heroinë, Ajshe!

07 janar 2022 | 12:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Deliu u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe gjithë atyre që e njohën.

“Lamtumirë nëna heroinë, Ajshe! Të çoftë i lehtë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjes Veseli, të afërmve dhe atyre që e njohën”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në ndërkohë, Ajshe Veseli ka vdekur sot në moshën 93-vjeçare.

Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës, ndërsa nuk dihet ende nëse Veseli do të lirohet për të marrë pjesë në varrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar ish-kryetarin e PDK-së,…