Deliu-Kodra: Nuk pranojmë ultimatum për zgjedhje, LDK nuk i ka votat
25 prill 2018
| 19:24
Deputetja e Partisë Demorkatike të Kosovës, ka deklaruar se partia në të cilën bënë pjesë ajo nuk pranojnë ultimatume për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“LDK sigurisht nuk i ka votat pavarësisht se thotë se mund ta çojë vendin në zgjedhje. Po t’i kishin votat ata nuk do të ftonin tryezë për të diskutuar edhe për këtë temë”, ka deklaruar Deliu Kodra në “RTK” .
Ajo ripërsëriti se PDK-ja është ajo që mund ta çojë vendin në zgjedhje, por sipas saj kjo nuk është në agjendë.
Deputetja Deliu Kodra, nuk u shfaq shumë optimiste për konsensus nacional, por e vlerësoi tryezën e sotme dhe shfaqi shpresën që në tryezën e ardhshme që do të organizohet nga PDK, të ketë të paktën përafrim për tema të caktuara.