Deliu-Kodra: Osmani dhe Kurti dje e kanë ndier peshën e asaj që përfaqësojnë Thaçi dhe Veseli

31 janar 2021 | 15:26

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi dje Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk janë lejuar ta vitiojnë veriun e Kosovës.

Me këtë rast, ajo ka thënë Osmani dhe Kurti dje e kanë ndjerë peshën e asaj që përfaqësojnë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Si e thanë vetë, serbët u provokuan nga simbolet e UÇK-së gjatë vizitës së Osmanit dhe Kurtit, në pjesën veriore të Mitrovicës. Kjo nënkupton se për serbët e veriut nuk përbën asnjë brengë çfarë përfaqësojnë Osmani e Kurti, porse emblemat e shoqërueseve të tyre që identifikohen me krerët e saj, që po përballen në Hagë. Jam e sigurt që Osmani e Kurti asnjëherë sikurse dje se kanë ndjerë peshën e asaj që përfaqësojnë Thaçi e Veseli”.

“‘Hashim shko në Hagë’, ‘Kriminel’ – janë brohoritjet e përhershme të atyre prej të cilëve ikën dje! Për kohë të gjatë Osmani e Kurti qenë në kor me ta dhe përforcues të thirrjeve të tyre kundër krerëve të UÇK-së. Uroj të mos kenë hasur në pasqyrë dje se do ta kishin pështy! Emblema e UÇK-së peshon rëndë dhe vetëm ata me kurajon sublime kanë mundur ta bartin!”, ka shkruar Deliu-Kodra në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…