Deliu-Kodra: Osmani po mundohet t’i mbuloi dështimet duke shpifur për Hashim Thaçin
15 dhjetor 2022
| 13:10
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj fjalimit vjetor të presidentes Vjosa Osmani, të cilin e ka mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se shefja e shtetit po mundohet t’i mbuloi dështimet duke vazhduar shpifjet për ish-presidentin Hashim Thaçi.
“Në mungesë të sukseseve presidentja përçarëse Vjosa Osmani po mundohet t’i mbuloi dështimet duke vazhduar shpifjet për presidentin Thaçi, i cili, në Hagë, po ballafaqohet me fabrikimet e Serbisë dhe Rusisë! Presidenti Thaçi dhe të tjerët do të dalin fitimtarë në këtë betejë me Serbinë dhe Rusinë, por edhe me vogëlsinë e disa liderëve institucional të Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra.