Deliu-Kodra: Parlamenti i Serbisë do të kumbojë shqip si asnjëherë më parë

21 qershor 2020 | 23:05

Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1 për qind të mostrës së përpunuar del se partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiq SNS ka fituar 63.4 për qind të votave në zgjedhjeve e sotme parlamentare në Serbi.

Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate. Partia e Vuçiqit ka marrë 180 mandate, SPS e Ivica Daçiqit 30 mandate, ajo e ish-sportistit Aleksandar Shapiq 11 mandate, etj.

Këtij lajmi i është gëzuar shumë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se parlamenti i Serbisë do të kumbojë shqip.

“Urime shqiptarëve të Luginës së Preshevës për fitoren e madhe. Tash e tutje do të kenë një zë të bashkuar katërfish të përforcuar! Parlamenti i Serbisë do të kumbojë shqip si asnjëherë më parë”, shkroi Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…