Deliu-Kodra, pas takimit me ministren Kushi: Gratë e guximshme shënojnë përparim në sektorin e arsimit

02 tetor 2020 | 14:47

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Blerta Deliu-Kodra, ka zhvilluar një takim me ministren e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi. Në këtë takim e pranishme ishte edhe ish-ministrja Justina Pula.

Deliu-Kodra ka thënë se arsimi nën përkujdesjen e vendimmarrjes së grave të guximshme padyshim se do të shënojë përparim.

“Së bashku me Justinën e kem përjetuar me kënaqësi emërimin e Evisit në krye të Ministrisë së Arsimit duke e njohur mirë profesionalizmin, kontributin dhe përkushtimin e saj në botën akademike. Evisi do t’i jap shumë arsimit shqiptar duke respektuar gjithashtu punën e shkëlqyeshme të paraardhëses së saj, Besa Shahini”, ka shkruar Deliu-Kodra në profilin e vet në “Facebook”.

Fotografia e Blerta Deliu

Postimi i plotë Blerta Deliu-Kodra:

Me miken time, zonjën Justina Pula takuam një mike tjetër në Tiranë zonjën Evis Kushi dhe e përgëzuam për pranimin e rolit udhëheqës në zhvillimin arsimor të Shqipërisë.

Së bashku me Justinën e kem përjetuar me kënaqësi emërimin e Evisit në krye të Ministrisë së Arsimit duke e njohur mirë profesionalizmin, kontributin dhe përkushtimin e saj në botën akademike. Evisi do t’i jap shumë arsimit shqiptar duke respektuar gjithashtu punën e shkëlqyeshme të paraardhëses së saj, Besa Shahini. Arsimi nën përkujdesjen e vendimmarrjes së grave të guximshme padyshim se do të shënojë përparim dhe Evisi është vazhdimësia e kësaj garancie. I uroj punë të mbarë Evisit dhe shqiptarëve u urojë Ministren e re të Arsimit, e cila do ta dëshmojë besimin me punën dhe profesionalizimin e saj.

(Q. R. / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, ka…