Deliu-Kodra për aferën e grurit: Kjo është pasqyra e kësaj Qeverie

02 gusht 2023 | 13:42

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas publikimit të përgjimeve lidhur me blerjen e grurit nga Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari.

Ajo ka thënë se edhe ky skandal po dëshmon pasqyrën e kësaj qeverie.

“Shantazh. Intimidim. Keqpërdorim. Në fjalët e tyre: Llugë! Miliona euro të paguara, mungesë e madhe e grurit në rikthim. Enveri, zyrtari i vetëm për ligj e drejtësi. Pastaj shteti u vu kundër tij. Kjo është pasqyra e kësaj Qeverie. Abuzo e shkel, gjithçka dhe këdo që del përpara. 2 vjet, 4 muaj e 10 ditë të Qeverisë Kurti II me të njëjtin sistem: Në emër të shpresës!”, ka shkruar Deliu-Kodra.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, mbushi 54 vjeç…