Deliu-Kodra për Albulena Haxhiun: Nuk mundet të jetë ministre e Drejtësisë
23 shkurt 2023
| 16:30
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila ka kërkuar të censurohej fjala e deputetit Hysen Berisha.
Ajo në “Facecbook”, ka shkruar nuk mundët të jetë ministre e Drejtësisë dikush që kërkon censurimin e fjalës së lirë.
“Një ministre që e kërcënon prokurorin e shtetit me ‘dorëzim’, kurse deputetin e zgjedhur ‘se do t’ia ndalë fjalën me ligj’, vetëm ministre e Drejtësisë nuk mund të jetë”, ka shkruar Deliu-Kodra.