Deliu-Kodra, presidentes për shtrenjtimin e rrymës: Pse po hesht përballë padrejtësive?

08 shkurt 2022 | 17:35

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se presidentja Vjosa e ka zgjedhur heshtjen në ditën kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë mbi 800 kWh.

Ajoi ka bërë thirrje presidentes Osmani që të reagojë dhe të ngre zërin në mbrojtje të qytetarëve.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën kur po u shtrenjtohet energjia elektrike qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Kurti dhe vartësit e tij, ka zgjedhur heshtjen.  Presidente, dil e tregoju qytetarëve të Kosovës se ju nuk i përfaqësoni më interesat e tyre dhe nuk e ngrisni zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen atyre. Presidente, dil e thuaje një arsye pse po heshtë përballë padrejtësive që Qeveria e partnerit tënd qeverisës Albin Kurti po u bënë qytetarëve”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i deputetes Deliu-Kodra:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën kur po u shtrenjtohet energjia elektrike qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Kurti dhe vartësit e tij, ka zgjedhur heshtjen.

Presidente, dil e tregoju qytetarëve të Kosovës se ju nuk i përfaqësoni më interesat e tyre dhe nuk e ngrisni zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen atyre.

Presidente, dil e thuaje një arsye pse po heshtë përballë padrejtësive që Qeveria e partnerit tënd qeverisës Albin Kurti po u bënë qytetarëve.

Presidente, përgjigju se tarifat e reja a e cenojnë parimin e përballueshmërisë?

Presidente, qytetarët të kanë votuar për shkak të “guximit” që ke shfaqur për të kundërshtuar vendimet e padrejta ndaj tyre, prandaj, merre guximin e dil shpjegoju qytetarëve arsyen e heshtjes tënde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Verstappen ka shfryrë gjithë dufin në lidhje me akuzat…