![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/deliu.jpg)
Deliu-Kodra, pushtetit: E keni bërë katrahurë gjithçka në këtë vend
04 shtator 2023
| 14:00
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar pushtetin, duke thënë se pasi i lanë fëmijët pa libra, mazhoranca sot bojkotoi seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.
“Pasi fëmijët i lanë pa libra e prindërit i maltretuan, sot, deputetët e pushtetit bojkotuan seancën e Kuvendit për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve në lidhje me këtë temë. Mos ikni, po ballafaqohuni me pasojat e keqmenaxhimit të qeverisë tuaj. E keni ba katrahurë gjithçka në këtë vend!”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.