Deliu-Kodra: Qeveria Kurti, qeveria e parë që ka nisur përndjekjen e mediave

26 prill 2021 | 11:57

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur për raportin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e mediave.

Sipas këtij raporti Kosova ka rënë për tetë pozita më poshtë sa i takon lirisë së mediave.

Deliu-Kodra ka theksuar se Kosova tashmë bënë pjesë në mesin e vendeve me situatë problematike të shtypit.

Ajo ka kritikuar Qeverinë Kurti në raport me mediat.

“Qeveria Kurti është qeveria e parë që ka nisur përndjekjen e mediave dhe gazetarëve. Kryeministri Kurti dhe ministri Vitia duhet të dalin para qytetarëve për t’u dhënë sqarime se pse ka dështuar marrëveshja me kompaninë ‘Pfizer’ për vaksina. Ndërhyrja flagrante e aparatit shtetëror në drejtën e shprehjes së lirë, sepse mediat kishin publikuar dokumente që flasin për brengën më të madhe të shoqërisë sonë për sigurimin e vaksinës është njollë e zezë mbi demokracinë e re të Kosovës. Duke i sulmuar mediat, ky pushtet autoritar tentoi t’i disiplinojë ato dhe t’i paraqes si armiq të shtetit”, ka thënë Deliu-Kodra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Indonezisë tha të shtunën se nëndetësja me 52…