Deliu-Kodra, qeverisë: S’mund ta largoni nga organizimi i ‘Epopesë së UÇK-së’ një komunë si Skenderaj
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka qenë kritike ndaj qeverisë Kurti që nuk e ka përfshirë Komunën e Skenderajt në organizimin për 26-vjetorin e “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ajo në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk duhej të përjashtohej nga organizimi, sipas saj, një komunë që për vite të tëra ka kontribuuar.
“As për të zbehur madhështinë e një date të rëndësishme e as për të ndikuar sado pak që nata e zjarreve është njëra prej datave më të rëndësishme të kombit sot të merr përmasa tjera. Për 26 vjet sa është shënuar ‘Epopeja e UÇK’-së çdo qeveri që ka udhëhequr me vendin i ka përfshirë në këshillin organizativ akterë të tjerë, por gjithsesi edhe Komunën e Skenderajt”.
“Sot nuk kam dalë për bërë ndasi apo për të ndaluar dikë, ata njerëz që kanë bashkëpunuar për shumë vite nuk mundet një qeveri t’i përjashtojë një komunë e cila ka pasur angazhimin maksimal”, ka thënë Deliu-Kodra.