Deliu-Kodra: Rekomandimi pozitiv për vizat pritet të nxirret në qershor
07 maj 2018
| 13:05
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, ka thënë se në muajin qershor pritet të nxirret rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Duke iu referuar vizitës së Komisionit faktmbledhës të Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë për vizat, Deliu-Kodra, ka thënë se ky delegacion është informuar për të dhënat e fundit në luftimin e krimit dhe korrupsionit si një nga kushtet e fundit për heqjen e vizave.
“Besoj se ky delegacion me të dhënat që ka marrë në Prishtinë, në qershor do të arrijë të nxjerrë një rekomandim pozitiv për liberalizimin vizave për Kosovën”, ka thënë Deliu-Kodra.