Deliu-Kodra tallet me deklaratën e Kurtit: Duket se ka tepër shumë të emëruar politik në këtë qeveri
14 gusht 2024
| 13:42
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra është tallur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për minatorët e “Trepçës”.
Duke ironizuar me shefin e qeverisë, ajo ka vlerësuar se në këtë qeveri ka tepër shumë të emëruar politik për punët e pakta që po kryhen mbi tokë.
“Deklaratë më e saktë do të ishte kjo: Duket se ka tepër shumë të emëruar politik në këtë Qeveri, për punët e pakta që po shihen mbi tokë!”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.