Deliu-Kodra thotë se Kurti bëri mirë që më në fund vizitoi Skenderajn

22 janar 2023 | 13:23

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në fshatin Llaushë të Skenderajt, pas vërshimeve të shumta në këtë regjion.

Deliu-Kodra në një postim në rrjetin social “Facebok”, ka shkruar se Kurti bëri mirë që më në fund vendosi të vizitojë Skenderajn, komunën më të prekur nga përmbytjet.

Megjithatë, ajo ka thënë se kjo vizitë përveç që do të duhej të realizohej me kohë, do të duhej të vinte, “mbi të gjitha nga ndjenja e përgjegjësisë” dhe jo sipas saj, si reagim ndaj presionit të gjerë publik.

“Shpresoj që Qeveria do të tejkalojë qasjen e deritanishme të krijuar ndaj rajonit të Drenicës dhe t’u përgjigjet nevojave emergjente të qytetarëve të dëmtuar rëndë nga vërshimet”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Kurti bashkë me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura, sot e ka vizituar fshatin Llaushë për të parë nga afër dëmet e shkaktuar nga vërshimet.

Bashkë me Kurtin dhe Nurën, ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të…