Deliu-Kodra thotë se Qeveria Kurti po dështon në menaxhimin e pandemisë

20 prill 2021 | 10:08

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blera Deliu-Kodra, ka kritikuar Qeverinë Kurti për siç ka thënë keqmenaxhimin e situatës me Covid në vend.

“Ne si parti në opozitë kemi shfaqur shqetësimet tona për mënyrën se si Qeveria Kurti po menaxhon me pandeminë dhe ky rishikim i masave dhe ndryshimi që është bërë pas vendimit dyjavor flet për një vendim jo të peshuar mirë dhe jo profesional dhe të ngutshëm i cili nuk është bërë për të ndihmuar ekonominë e vendit dhe bizneset. Dhe çfarë kemi parë për dy javë është se kemi parë biznese që janë dëmtuar në sasi të madhe për shkak të masave, dhe qeveria nuk ka siguruar mbështetje për ta dhe ekonomia është dëmtuar për shkak se vikendin e kaluar kanë lëvizur nga kufijtë e Kosovës një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.

Deliu-Kodra e ka quajtur dështim mos sigurimin e vaksinës anti-Covid nga ana e qeverisë, e siç ka thënë ajo gjatë këtyre dy javëve është ulur numri i testimeve, por jo i personave që janë të prekur me koronavirus.

Ajo ka theksuar për “Ekonomia Online” se qeveria është duke u treguar e pa vëmendshme karshi kërkesave të opozitës.

“Dështimi me vaksinën që ne e kemi potencuar disa herë dhe Qeveria nuk po është në gjendje që të sigurojë vaksinën dhe ajo çfarë kemi parë gjatë dy javëve është ulu numri i testimeve por nuk është ulur numri i të infektuarve me Covid dhe numri i atyre që në baza ditore kanë humbur jetën për shkak të dështimit të Qeverisë Kurti. Ne së shpejti do ta kemi në debat parlamentar dhe të ofrojmë argumentet tona si opozitë për këtë keq menaxhim të situatës”.

“…kjo Qeveri e shumicës po tregohet e pa vëmendshme karshi kërkesave tona si opozitë dhe ne presim që këto kërkesa të adresojmë në njërën prej seancave plenare”, ka thënë ajo, duke shtuar se qeveria ka dështuar që të sjellë edhe programin qeverisës, madje duke shtuar se janë parë tentative ad-hoc për plotësim ndryshim të ligjeve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e martë) do të zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale…