Deliu-Kodra: Uroj që peri të mos këputet te Nagipi, por prokuria ta ndjekë atë në zyrat më të larta të shtetit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se skandali me energjinë elektrike në Kosovë gjatë kësaj qeverie, ka përmasa shumë më të mëdha, edhe rajonale, duke shtuar se nuk janë vetëm 3.5 milionë euro të cilat dyshohet se janë keqpërdorur nga ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Deliu ka shkruar se për këtë dëshmi është ambasadori Martin Berishaj, që sipas saj endej si “tregtar i energjisë”.
“Nuk janë vetëm 3.5 milionë euro taksa të qytetarëve, të cilat dyshohet se janë keqpërdorur nga ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Skandali me energjinë elektrike në Kosovë gjatë kësaj Qeverie, ka përmasa shumë më të mëdha, edhe rajonale. Për këtë, dëshmi është ambasadori Martin Berishaj, si “tregtar i energjisë”. Prandaj, Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila dje ngriti edhe zyrtarisht aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit, njeriut të suksesshëm të Kryeministrit Kurti, duhet ta hetoj në tërësi të gjithë sektorin energjetik në vend gjatë kësaj periudhe. Uroj që peri të mos këputet te Nagipi, por Prokuria ta ndjekë atë deri në zyrat më të larta të shtetit, atje ku e ka edhe fillin”, ka shkruar ajo në “Facebook”.