Deliu-Kodra: Ushtarët e FSK-së edhe çizmet i kanë blerë vet…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka pasur kritika ndaj qeverisë për gjendjen në FSK.
Gjatë fjalës së saj në seancën për ushqimin në FSK, ajo ka thënë se qeveria ka lënë ushtarët me paga të ulëta, dhe për këtë shkak 400 prej tyre janë tërhequr, madje edhe çizmet i kanë blerë vet.
Deliu-Kodra ka thënë qeveria nuk preokupohet për problemin e furnizimit të FSK-së me ushqim, por e ka hallin te tenderët.
Sipas saj, qeveria e ka vendosur në situatë të vështirë edhe Policinë e Kosovës, duke përmendur protestën e policëve elitarë.
“Vetëvendosja e ka hallin te tenderët. Komplet, i madh e i vogël brenda kësaj partie sot hallin më të madh e kanë për tenderët”. S’kam besuar që në vitin 2024 ne mblidhemi me folur për a kanë bukë sot ushtarët e Kosovës, a do të kenë bukë nesër qytetarët e Kosovës”.
“Qeveria ka lënë në mëshirën e fatit djemtë dhe vajzat e Kosovës, pasardhësit e UÇK-së. Sot rreth 4 vite më pas i kemi 400 ushtarë më pak të cilët e kanë lënë ushtrinë jo për shkak të vullnetit të tyre, por për shkak të pagave të ulëta, mungesës së meritokracisë në gradime, nuk i gradojnë njerëzit që kanë dhënë mund e sakrificë. I kanë lënë pa bukë e besa edhe pa çizme. Çizmet i kanë blerë me buxhetin e tyre personal”, ka thënë Deliu-Kodra.