Deliu-Kodra: Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën

14 qershor 2022 | 17:02

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka persekutuar veteranët e luftës së UÇK-së, duke bashkëpunuar me Listën Serbe.

Ajo këtë e ka thënë  pas kalimit në Kuvend të ligjit për pagën minimale.

“Përfundimisht, Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën! Po e dëshmojnë me fanatizëm. Ndihmën e kërkuar nga Lista Serbe për t’i persekutuar veteranët nëpërmjet një projektligji përçmues nuk ka mjegull që e mbulon sepse u bë në pikë të ditës me diell”.

“Dhe ky nuk është një rast i vetëm, por vazhdimësi e fushatës së kamotshme e këtij koalicioni në përpjekjen për të shuar çdo gjurmë të UÇK-së dhe luftës për çlirim, duke mos zgjedhur partner, si me rastin e sotëm të bashkëveprimit me Listën Serbe. Përpjekja për çdo arsyetim tjetër është e kotë”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra nënkampione e Kosovës në futboll, Drita pasi e mësoi…