Deliu-Kodra viziton IKShPK-në: Uji i papërdorshëm për pije, shpenzimet e qytetarëve po rriten

10 nëntor 2023 | 13:43

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka vizituar të premten Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) për të kërkuar llogari për çështjen e ujit të liqenit të Badocit, i cili tash e disa kohë është i papijshëm.

Ajo ka thënë se doktoreshat e IKShPK-së e kanë informuar se uji ka ende vlera të rritura të manganit. Në këtë kontekst, deputetja e PDK-së ka thënë se kujdes të veçantë duhet të kenë fëmijët nga zero deri në gjashtë vjet.

Deliu-Kodra ka thënë se kjo çështje është shndërruar në problematikë, pasi që shpenzimet e qytetarëve janë rritur.

“Dhjetëra mijëra qytetarë të Prishtinës ka tri javë që nuk guxojnë ta përdorin ujin e liqenit të Badovcit për pije dhe përgatitje të ushqimit. Sipas Institut Kombëtar të Shëndetësisë, del se ka vlera të rritura të Manganit, çka e bën atë të papërdorshëm.
Gjatë vizitës që kisha sot në IKShPK, doktoresha Burbuqe Nushi më tregoi se kaq gjatë nuk ka pasur mangan asnjëherë. Sipas saj, kujdes të veçantë duhet të kenë prindërit e fëmijëve nga zero deri në gjashtë vjeç. Megjithëse vlerat kanë rënë, uji vazhdon të mbetet i papërdorshëm e shpenzimet e qytetarëve të rriten. Institucionet përgjegjëse, përfshirë KRU ‘Prishtina’, duhet të bëjnë maksimumin për pastrimin e ujit të Liqenit të Badovcit sa më parë. Maltretimi i qytetarëve për ujë të pijes nuk mund të vazhdojë pambarim!”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Internet i disponueshëm kudo. Një aparat fotografik në xhepin tuaj.…