Deliu-Kodra viziton një dyqan të frutave: Gjeta edhe mjaltë cilësore, jo aso për ‘ta kaluar pragun’
09 shkurt 2021
| 15:29
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu me bashkëshortin e saj Sabitin kanë vizituar biznesin e vogël të frutave “Frutaria”, ku me këtë rast ka thënë se aty kanë gjetur edhe mjaltë cilësore.
Ajo ka ironizuar me Nismën Socialdemokrate për kalimin e pragut.
“Me Sabitin u ndalëm për të blerë fruta te ‘Frutaria’. Një biznes i vogël por shembull i punës dhe përkushtimit. PDK ka prioritet mbështetjen dhe stimulimin e sektorëve me potencial të madh zhvillimi si prodhimi i perimeve, pemëtaria, etj. Në ‘Frutari’ gjeta edhe mjaltë cilësore, jo aso për ‘ta kaluar pragun’ sepse PDK nuk e ka kurrë këtë problem, por thjesht ta shijojmë fitoren e ëmbël të 14 shkurtit”, ka shkruar Deliu-Kodra.