Deliu – Krasniqit: Ke një rrugë të vështirë përpara, do ta drejtosh partinë e proceseve historike

03 korrik 2021 | 16:14

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu ka uruar kryetarin e ri të PDK-së, Memli Krasniqin.

Deliu-Kodra përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Krasniqi ka një rrugë të vështirë përpara, pasi do ta drejtojë partinë e proceseve historike.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Rruga përpara teje është e vështirë, sepse do ta drejtosh një parti që proceset më të mëdha historike dhe kombëtare i ka përfunduar me sukses.
Do ta drejtosh PDK-në themeluesit e së cilës themeluan UÇK-në e lavdishme.
Do ta drejtosh PDK-në që me mençuri së bashku me të tjerët dhe aleatët e themeluan shtetin e Kosovës.
Do ta drejtosh PDK-në që e ndërtoi Kosovën e rrënuar nga lufta dhe e nxori nga terri.
Do ta drejtosh PDK-në me dy mungesa të mëdha, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët presim të kthehen fitimtar nga beteja e tyre dhe e Kosovës.
Do ta drejtosh PDK-në si opozitë e vërtetë përballë këtij pushteti aktual që nuk po tregon aspak dashuri për Kosovën, por po sillet me arrogancë kundër çdo arritje.
Do ta drejtosh PDK-në për t’u ngjitur në vendin meritor që i takon për të mirën e Kosovës.
Ka shumë arsye tjera që të bëjnë të jesh krenar si drejtues i ri i PDK-së, por edhe të ndjesh barrën e përgjegjësisë që nga sot do ta bartësh.
Memli, të priftë e mbara!
Të gjithë do të jemi bashkë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan Bardhyl Mahmuti Para 13 vjetësh, fushata e bastisjeve dhe…